Pesë sulmuesit që United mund t’i transferojë në janar

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është duke e kërkuar me ngulm një sulmues për afatin kalimtar të janarit, pasi ata aktual nuk po munden ta gjejnë golin.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Djajtë e Kuq që në afatin e dimrit ta transferojnë një sulmues në mënyrë që të zgjidhin problemin e golave.

Sipas SunSport, United ka një listë prej pesë sulmueseve që do të tentojnë t’i transferojnë në afatin e janarit:

Mario Mandzukic – Juventus

Zonja e Vjetër është e gatshme që ta shesë sulmuesin kroat në afatin e janarit, pasi në vern e vitit 2020 do të largohet si lojtar i lirë.

Lojtari 33-vjeçar ishte kërkuar edhe në këtë verë nga skuadra angleze, mirëpo marrëveshja nuk materializua në fund.

Teemu Pukki – Norwich

Sulmuesi finlandez i ka impresionuar të gjithë me formën e tij në këtë fillim sezon te Norwichi, andaj shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.

Në sezonin e kaluar Pukki arriti t’i shënonte 30 gola në të gjitha garat, andaj kjo ka bërë që United t’i kërkojë shërbimet e tij.

Callum Wilson – Bournemouth

Sulmuesi anglez ishte kërkuar nga Djajtë e Kuq edhe në verën që shkoi, mirëpo kundërshtari i tyre nga liga angleze refuzoi ta shiste atë.

Wilson ka zhvilluar deri më tani 98 paraqitje duke shënuar 38 gola në Ligën Premier në pesë sezone.

Moussa Dembele – Lyon

Sulmuesi francez u largua nga Celticu në afatin kalimtar veror për te Lyoni, e që nga starti po tregon formë të lartë.

Dembele deri më tani ka shënuar gjashtë gola në Ligue 1, ndërsa te Celticu kishte realizuar 15 gola në 33 paraqitje.

Victor Osimhen – Lille

20-vjeçari është më pak i njohur nga futbolldashësit, mirëpo statistikat e tij fantastike nuk i kanë ikur syrit të Unitedit.

Në këtë fillim sezon, Osimhen ka arritur të shënojë gjashtë gola në shtatë paraqitje për klubin francez, andaj Ole Gunnar Solskjaer e ka futur në listën e transferimeve për janar.

Të ngjashme