Pesë vite nga vdekja e lojtarit që admirohej nga e gjithë bota

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Në këtë ditë të vitit 2014, ndërroi jetë një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë. Bëhet fjalë për Eusebio da Silva Fereira.

Eusebio ishte me prejardhje nga Mozambiku, një ish koloni portugeze. I njohur si ‘Pantera e Zezë’, ai ishte reprezentues i ekipit kombëtar të Portugalisë që fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës në vitin 1996 në Britani të Madhe. Në atë kampionat ai ishte emëruar golashënuesi më i mirë me nëntë gola të shënuara.

Ai ishte fitues i Topit të Artë Evropian për vitin 1965, dhe katër herë ishte shpallur lojtari më i mirë në Portugali. Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Benfica (1960-1975), dhe gjatë kësaj kohe shënoi 315 gola në 301 ndeshje, gjë e cila e bëri atë lojtarin më të mirë në histori të klubit.

Në 727 paraqitje në karrierë, ai numëronte 715 gola. Federata Botërore e Futbollit e ka shpallur atë lojtarin e nëntë më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa Federata e Futbollit të Portugalisë në vitin 2013, e shpalli si lojtarin më të mirë portugez në 50 vitet e fundit.

Ai karrierën e filloi te Sporting Lorenco Marques, për t’u transferuar pastaj te Benfica. Gjatë karrierës së tij Eusebio ka veshur edhe fanellat e Beiar Mar dhe Monterrey, e po ashtu ka luajtur edhe në disa skuadra të Amerikës Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme