Peshëngritja, sporti i vogël që shpreson të rritet

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 08:43 | Nga

E vogël është salla ku Bleron Fetaovski po bën përgatitjet për ngjarjen më të madhe shumësportëshe për të rinj – Lojërat Olimpike për të Rinj, që më vonë këtë vit mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.

I vogël në Kosovë është edhe sporti me të cilin shtatlarti merret, peshëngritja. Shpresat e drejtuesve të peshëngritjes kosovare janë që sporti të rritet në vend. Të tilla janë edhe shpresat e Bleronit – të rritë peshën që e ngrit. Ai stërvitet në një hapësirë të vogël në bodrumin e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

Fetaovski 17-vjeçar është një prej pesë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj që mbahen prej 6 deri më 18 tetor të këtij viti.

Ai aktualisht është larg rezultateve që sigurojnë normë, por në ngjarjen e madhe për të rinj në Argjentinë do të marrë pjesë falë ftesës që i është bërë. Do të garojë në kategorinë deri 77 kilogramë. Dhe për paraqitje sa më të denjë, dy muaj më parë ka nisur përgatitjet intensive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme