Petkovic: Lojtarët dhanë 120% ndaj Francës, ndaj Spanjës duhet ta bëjmë të njëjtën gjë

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka folur para ndeshjes me Spanjën.

Zvicra dhe Spanja do të takohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian, “Euro 2020”.

Zvicra arriti ta eliminojë Francën pas penaltive në një ndeshje dramatike ku arriti të befasojë të gjithë me paraqitjen e tyre.

Petkovic ka deklaruar se ajo është ndeshja më e mirë e tyre që kanë zhvilluar deri më tani dhe ata duhet ta përsërisin këtë gjë prapë ndaj Spanjës.

“Ndeshja ndaj Francës ishte shumë emocionale për ne”, tha ai.

“Lojtarët dhanë 120% nga vetja, ishte ndoshta ndeshja më e mirë e skuadrës time ndonjëherë”, tha Petkovic.

“Neve do të na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale”, përfundoi Vladimir Petkovic.

Të ngjashme