Petkovic thotë se Zvicra ka boll lojtarë të mirë për ta zëvendësuar Xhakën kundër Spanjës

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, është munduar ta zbehë rëndësinë e mungesës së kapitenit Granit Xhaka në çerekfinale të Euro 2020 kundër Spanjës të premten, duke thënë se ekipi i tij nuk varet nga individët.

Kapiteni Xhaka do të detyrohet ta shikojë nga tribuna ndeshjen e parë çerekfinale të Zvicrës në një turne të madh të premten në Shën Petersburg, për shkak të pezullimit pas kartonit të verdhë në fitoren kundër Francës në 1/8 e finales, raporton Gazeta Express.

Mungesa e mesfushorit të Arsenalit me prejardhje nga Kosova, i cili ka qenë kyç në frymëzimin e ekipit zviceran për të mbetur në Euro 2020, shihet si një e metë e madhe për synimet e helvetikëve për ta arritur gjysmëfinalen e këtij turneu.

Besohet se Petkovic do të luajë më Denis Zakarian në vend të tij, mesfushorin i cili e ka pasur vetëm një paraqitje deri tani në Euro, në barazimin me Uellsin në ndeshjen hapëse.  

I pyetur nëse Zakaria do ta zëvendësojë Xhakën, Petkovic ngurroi të flasë për formacionin por tha se do të vendosë pas stërvitjes së fundit mbrëmjen para ndeshjes.

Xhaka është lojtar shumë i rëndësishëm, por ne kemi lojtarë të tjerë të mirë. Nuk do të ndryshojmë shumë. E kam një ide e cila duhet të konfirmohet në stërvitje dhe të nesërmen do t’ia kumtoj ekipit”

Në lidhje me mungesën e Xhakës, ai shtoi: “Ne jemi ekip të funksionin mirë si grup. Një mungon. Jemi optimistë”.

Xhaka luajti titullar në të gjitha katër ndeshjet e Zvicrës këtë turne dhe paraqitja e tij frymëzuese kundër Francës mund të jetë e fundit në këtë Euro për të, nëse Zvicra nuk e arrin gjysmëfinalen ndaj Spanjës favorite.

Të ngjashme