Petr Cech: Messit iu deshën plot 10 ndeshje për të shënuar gol kundër meje

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Petr Cech ka folur për rivalitetin afatgjatë të ish-skuadrës së vet, Chelsea, me Barcelonën dhe për përpjekjet e veta për ta ndalur Lionel Messin.

Nga viti 2004 deri më 2012, Chelsea u përball me Barcelonën në 10 ndeshje, dy ekipe me stile të ndryshme futbolli dhe me dallime sesi i qaseshin lojës; njëri ekip mbrojtës dhe i mbështetur në kundërsulme, ndërsa tjetri me “tika-taka” dhe zotërim të topit.

Stilet e ndryshme të lojës bënë që ndeshjet mes tyre të ishin shumë të barabarta në fazën e eliminimit direkt në garën elitare evropiane për klube.

Cech, i cili ishte në portë për të kaltrit gjatë asaj kohe, tani punon në shtabin teknik të Chelseat dhe është portier emergjent në skuadrën e Frank Lampard.

Ai luajti në të gjitha ato ndeshje dhe e mbajti rekordin e shquar të një portieri që nuk kishte pranuar gol nga Messi asnjëherë. Megjithatë, Messi ai doli të shënojë kundër Cech kur ky i fundit luajti për Arsenalin.

“Atij iu desh një kohë e gjatë për të shënuar kundër meje – 10 ndeshje në fakt, sepse kur shënoi kundër meje unë isha lojtar i Arsenalit”, tha Cech.

“Ai humbi penallti, unë bëra pritje, ai e goditi shtyllën, por kurrë nuk shënoi në portën time në Chelsea. Ka qenë kënaqësi të mos pranoja gol kundër tij”, shtoi ai. 

Të ngjashme