Pezullohen ndeshjet e futbollit në afat të pacaktuar

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës pezullohet kampionati i futbollit në të gjitha kategoritë në afat të pacaktuar deri në një vendim të ri.

Ky vendim vjen pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe si masë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi

FFK fton futbollistët, punëtorët sportivë dhe qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe ta luftojmë së bashku këtë pandemi pa panik por me kujdes të shtuar.

Të ngjashme