Pezullohen ndeshjet eliminatore për Botërorin 2022

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ndeshjet eliminatore për Botërorin 2022 të futbollit në zonën e Amerikës së Jugut janë pezulluar nga frika e përhapjes së koronavirusit, njofton “TyC Sports” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka marrë vendimin për të pezulluar ndeshjet, pasi qindra lojtarë duhet të udhëtojnë nga Evropa.

Xhirot e para të eliminatoreve në zonën e Amerikës së Jugut ishte paraparë të luheshin në fund të marsit.

Po të mërkurën Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka vendosur të shtyjë Kongresin e saj për në shtator nga qershori, për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit. Kongresi i 70-të i FIFA-s do të mbahet më 18 shtator në Addis Ababa të Etiopisë, është thënë në komunikatë të federatës botërore.

Të ngjashme