Pilotë të Kosovës morën pjesë në një garë ndërkombëtare në Serbi

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:34 | Nga

Pesë pilotë të Federatës Aeronautike të Kosovës morën pjesë në fundjavën e kaluar në PreWorld Championship që është mbajtur në Vrsac të Serbisë, njofton kumtesa nga kjo Federatë, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, gara ka qenë shumë e vlefshme për grumbullimin e pikëve që ndikojnë për pjesëmarrje në kampionatin botëror si dhe për ngritjen në ranglistën botërore ku Kosova për momentin gjendet në vendin e 14-të në botë.

Sportistet gjatë rrugës dhe gjatë qëndrimit atje kanë hasur në mikpritje dhe trajtim sikur sportistët e tjerë nga vendet tjera pa hasur në ndonjë provokim apo diskriminim.

Pilotët pjesëmarrës në këtë garë ishin: Avni Kuçi (AK Shqiponja e Artë), Halim Musa (AK Prizreni), Hizdri Gubetini (AK Prishtina), Petrit Mustafa (AK Prishtina) dhe Nijazi Gashi (Shqiponja e Artë).

Federata Aeronautike e Kosovës është anëtarë e FAI që nga shtatori i vitit 2015, nga konferenca e përgjithshme në Rotterdam të Holandës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme