Pilotëve të Williamsit u ulet paga, një pjesë e stafit pushohet përkohësisht

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Formula 1, Williams ka vendosur të pushojë përkohësisht një pjesë të stafit, ndërsa pilotëve dhe stafit të lartë menaxhues i është ulur paga si rezultat i krizës së koronavirusit, shkruan BBC, transmeton Koha.net. 

Javën e kaluar një lëvizje të ngjashme bëri edhe McLareni. 

Williams në komunikatë ka njoftuar se një numër i punëtorëve është pushuar përkohësisht deri në fund të majit. Ndërkohë pilotëve George Russell e Nicholas Latifi dhe stafit të lartë menaxhues, do t’i ulet paga prej 20 për qind nga 1 prilli. 

Të ngjashme