Piloti i Formula E diskualifikohet dhe gjobitet pasi mashtroi në një garë virtuale

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Piloti i Formula E, Daniel Abt, është diskualifikuar dhe detyruar të paguajë 10 mijë euro te një organizatë bamirëse, pasi ka angazhuar një “gamer” profesionist që të garojë në emër të tij në një garë virtuale, shkruan agjencia Reuters.

Gjermani i ekipit Audi, i cili ka kërkuar falje se ka marrë ndihmë nga jashtë, po ashtu ka humbur gjithë pikët e mbledhura deri më tash në serinë virtuale “Race at Home Challenge”, ku kanë marrë pjesë garuesit e Formula E duke përdorur simulatorët.

“Nuk e kam marrë aq seriozisht sa është dashur”, ka thënë 27-vjeçari. “Më vjen veçanërisht keq për këtë pasi e di se sa shumë angazhim është bërë në këtë projekt nga ana e Formula E. Jam i vetëdijshëm se shkelja ime sjellë shije të keqe, por kurrë nuk e kam pasur me qëllim të keq”.

“Gameri” profesionis Lorenz Hoerzing, po ashtu është diskualifikuar nga raundet e ardhshme të garës “Challenge Grid”, për mashtrimin e parë.

Të ngjashme