Pingpongistët udhëtojnë në Zenicë duke synuar medalje

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 12:47 | Nga

Pas vështirësive për marrjen e vizave, nesër pingpongistët do të nisen për në Zenicë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinjë, duke shpresuar në rezultate të mira, e posaçërisht në formën e mirë të Fatih Karabaxhakut dhe Kreshnik Mahmutit.

Në qendrën sportive “Husejin Smajlović” në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, prej 06-10/06 2018 do të mbahet Kampionati i 26-te Ballkanik për të rinjtë  – për moshat U15 dhe U18

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:

  1. Junior
  2. Kreshnik Mahmuti (Lidhja e Prizrenit)
  3. Donat Sinani (Hasan Prishtina) dhe
  4. Shend Raskova (Shkolla)

Trajner Ylli Maloku

  1. Juniore
  2. Alma Mehmeti, (Drita)
  3. Bleona Mehmeti, (Drita)
  4.    Lorena Elshani (Shkolla)

Trajner Jeton Azizi

  1. Kadet
  2. Fatih Karabaxhaku, (Lidhja e Prizrenit)
  3. Blendi Hajdari (Lidhja e Prizrenit) dhe
  4. Sylejman Qerkini (Ahmet Hoxha),

Trajner Ylli Bislimi

  1. Kadete
  2. Shega Hashani (Ahmet Hoxha)
  3. Jerina Rexhepi (Ahmet Hoxha)

Trajner Linda Zeqiri

REFER

  • Bashkim Gashi
  • Isak Maxhera

UDHËHEQËS I EKIPIT

  • Ridvan Hashani,

Kampionati Ballkanik do të organizohet në shtatë disiplina në dy kategori, U15 dhe U18, për të dy gjinitë. Disiplinat që do të zhvillohen janë: garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe çifte te përziera.

Përveç garave sportive do të ketë edhe takime të ndryshme, në të cilat Kosovën do e përfaqësojë antari i bordit të Federatës se Pingpongut të Kosovës Ridvan Hashani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme