Pingpongisti Fatih Karabaxhaku i pari në “cosolation” të BTTU-së

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 09:43 | Nga

Edhe përkundër problemeve me pajisje të vizave për  Bosnje e Hercegovinë, me te cilat u pajisën ditën  e fundit, pingpongistët kosovarë morën  pjesë në kampionatin ballkanik për të rinjë për U15 dhe U18 në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kosova u përfaqësua me kadet dhe junior në të dy kategoritë (meshkuj dhe femra), bën të ditur Federata e Pingpongut të Kosovës përmes një komunikate për medie.

Lojtarët ditën e parë e filluan shumë mirë, fillimisht në garat ekipore Femrat Juniore fituan ndaj lojtareve të Malit të zi, e pastaj edhe meshkujt kadet ishin në prag të fitores ndaj Bullgarisë dhe Serbisë ndaj të cilëve humbën me rezultat të ngushtë 3:2, ndërsa juniorët meshkuj dhe femrat kadete ditën e parë nuk arritën fitore.

Në fazën e dytë kadetët meshkuj shënuan dy fitore ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë, nga një fitore ekipore shënuan edhe Juniorët meshkuj dhe femra, ndërsa kadetët femra asnjë fitore.

Në fazën individuale të garave në fazën e grupeve nga një fitore e shënuan Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti, andaj të gjithë lojtarët u plasuan në garat ‘Consolation’ (garat ngushëlluese). Këto gara zhvillohen me sistem eleminimi andaj nga një fitore e shënuan Alma Mehmeti dhe Kreshnik Mahmuti, ndërsa Fatih Karabaxhaku shënoi 4 fitore duke fituar edhe vendin e parë në Consolation për Kadet, ai në finale fitoi nga Serbi me rezultat bindës 3:0.

Në përgjithësi të gjithë lojtarët patën përformancë të mirë, por Fatihu u dallua nga lojtarët tjerë të reprezentacionit pasi arriti 12 fitore nga 15 ndeshje.

Në kampionat po ashtu u mbajt edhe Kuvendi i BTTU-së ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme.

Paraqitje shumë të mirë patën edhe dy gjyqtarët, Bashkim Gashi dhe Isak Maxher në ndarje të drejtësisë.

Kampionati i ardhshëm ballkanik do të jetë U21 në Edirne të Turqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme