Pioli: Fituam me meritë

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milan, Stefano Pioli e ka vlerësuar fitore me meritë, triumfin e rosonerëve në përballjen e vështirë të fundjavës ndaj Bologna.

Golat e Krzysztof Piatek, Theo Hernandez dhe Giacomo Bonaventura i dhanë fitoren skuadrës nga San Siro.

Tekniku kuqezi ka deklaruar pas ndeshjes se dalëngadalë po shërohet “sëmundja” e skuadrës, që nuk shënonte dhe bënte shumë gabime.

“Përveç cilësive teknike duhet edhe sakricë të fitosh në ditët e sotme. Nuk është as fat dhe as rastësi. Kemi bërë paraqitje të mira, vetëm me Romën hasëm vështirësi”.

” Mendoj se pas kësaj ndeshje ton na është shtuar besimi në vete”.

Vlerësim të veçantë Pioli i ka dhënë Theo Hernandez, megjithëse anësori francez shënoi autogol, të cilin më pastaj e shoqëroi me një gol në rrjetën kundërshtare.

“Theo? Besoj se ka këmbë të edukuara dhe fizik që i jep mundësi të shkatërrojë një ndeshje futbolli sidomos kur ka hapësira. Por, edhe Suso bëri një pasim të artë. Kemi lojtarë që dinë të luajnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme