Pioli: Milani është tamam ekip tani

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Stefano Pioli beson se Milani i tij është një ekip i kompletuar tani dhe ka këmbëngulur se do të luftojë deri në fund për ta siguruar një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë janë të pamposhtur që prej se rifilloi sezoni në Serie A dhe njëri prej ekipeve më në formë në ligë, transmeton Gazeta Express.

Milani e shkatërroi 5:1 Bolognën të shtunën në mbrëmje falë golave nga Alexis Saelemaekers, Hakan Calhanoglu, Ismael Bennacer, Ante Rebic dhe Davide Calabria.

Skuadra e Piolit mbetet në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, por do t’i duhet të bëjë betejë të madhe me Romën dhe Napolin për ta arritur këtë synim.

“Ekipi po e shijon veten, këtë mund ta vëresh nga mënyra sesi po punojnë lojtarët në stërvitje, gjatë ndeshjes dhe kur kalojmë kohë së bashku”, tha Pioli.

“Ne punuam zellshëm gjatë karantinës, po ashtu falë përpjekjeve të lojtarëve, por ajo që po e bën dallimin është mentaliteti. Tani jemi ekip, dhe besojmë në atë që po e bëjmë dhe kjo e bën secilin të punojë më mirë”, shtoi ai.

“Nuk e kemi arritur synimin tonë ende, prandaj duhet ta ruajmë përqendrimin dhe të vazhdojmë përpara”. 

Të ngjashme