Pioli: Ndaj Atalantës bëmë ndeshje të shkëlqyeshme

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Milani ka vazhduar me paraqitje fantastike në Serie A, ku ka marrë edhe fitoren e gjashtë nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

Kuqezinjtë kanë triumfuar 2-3 në udhëtim te Atalanta, në një ndeshje spektakolare.

Edhe trajneri i Rossonerëve, Stefano Pioli ka lavdëruar ekipin e tij për paraqitjen ndaj Atalntës në Bergamo.

“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer. Është një fitore e rëndë, që përfundon një periudhë shumë të ngarkuar, në të cilën ekipi i është përgjigjur dhe humbjeve po kaq mirë. Po rritemi dhe duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi fillimisht Pioli.

Tutje trajneri italian ka thënë se ekipi i tij duhet të qëndrojë i përulur në ndeshjet në vazhdim.

“Për dy vite kjo skuadër ka luajtur në rrugë të sigurt dhe ka marrë rezultate të rëndësishme, por duhet të qëndrojmë të përulur. I dimë kundërshtarët tanë”.

“Bëmë mirë me Liverpool në pjesën e parë, nuk ishim dinamikë atëherë, por ishim sot. Lojtarët duhet ta marrin mesazhin tim, qofshin mbrojtës, mesfushor apo sulmues”, tha Pioli.

Tani janë dy javë pushim për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, ndërsa ndeshja e radhës e Milanit është në shtëpi me Veronën më 16 tetor. /Telegrafi

Të ngjashme