Pioli: Zlatan Ibrahimovici është një dhuratë e madhe nga Milan

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka dhënë disa komente lidhur me transferimin më të ri në skuadër, Zlatan Ibrahimovic

Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me skuadrën ‘Rosoneri’, për t’i ndihmuar ata për pjesën e mbetur të sezonit.

Pioli e sheh transferimin e Ibra si një dhuratë të madhe për të, pasi beson se mund ta shfrytëzojë për mrekulli.“Ibrahimovic është lojtar i mirë, ai ka karizmën dhe ai nuk është ndalur kurrë së përmirësuari ose ngritur nivelin e lojës” ka thënë Pioli për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ai do të sjell entuziazëm dhe eksperiencë, si dhe dëshirë të madhe” ka shtuar trajneri italian. Ibrahimovic së fundmi ka luajtur me skuadrën e LA Galaxy, në MLS, ku ka pasur një aventurë të mrekullueshme.

Të ngjashme