Pique: Futbolli iu takon tifozëve, sot më shumë së kurrë më parë

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, duket t’i jetë gëzuar dështimit të jetësimit Superligës Evropiane, megjithëse klubi i tij vijon të jetë pjesë e kësaj lige të propozuar.

Superliga Evropiane u pezulluar, vetëm 48 orë pasi e njoftoi krijimin, për shkak se u tërhoqën nga ajo gjashtë klubet angleze që kishin nënshkruar për t’iu bashkuar.

Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenali, Liverpooli dhe Tottenhami u tërhoqën nga grupi i 12 klubeve themeluese të Superligës, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube.

Rrugën e tyre thuhet ta ketë ndjekur edhe Interi.

Presioni i madh dhe kritikat e pareshtura të tifozëve të klubeve dhe kërcënimet nga UEFA, FIFA dhe ligat vendore ndikuan në tërheqjen e tyre.

Por Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi, Juventusi dhe Milani ende nuk kanë treguar cilat janë qëllimet e tyre.

Pasi Superliga njoftoi se do ta pezullojë planin për jetësimin e kësaj lige të martën në mesnate, Pique reagoi në Twitter.

“Futbolli iu takon tifozëve. Sot më shumë se kurrë më parë”, shkroi mbrojtësi spanjoll.

Të ngjashme