Pique: Gjyqtarët ndikuan në La Liga

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 16:29 | Nga

Gerard Pique është rikthyer me deklarata thumbuese në drejtim të Real Madridit

Real Madridi ka fituar titullin në Spanjë pas pesë vjetëve, në një kampionat ku gjyqtarët bën shumë gabime.

Në konferencën për media para finales së Copa del Rey, që Barcelona e zhvillon me Alavesin, Gerard Pique u pyet edhe për gjyqtarët, i cili shpreson që sa më parë teknologjia do të fillojë të përdoret, siç ka thënë ai “për t’i minimizuar gabimet”.

“Ata e kanë fituar Ligën dhe tashmë duhet të hapim faqen tjetër. Mendoj se teknologjia duhet të përdoret sa më parë”, tha Pique.

“A mendoni se me teknologjinë Real Madridi do ta kishte më të vështirë të fitonte? Jo, mund të fitoni njëjtë, por me teknologjinë minimizohen gabimet dhe ndihmohen gjyqtarët në raste vendimtare. Do të kishte më pak gabime”, shtoi Pique.

“E thash edhe më parë, Real Madridi tashmë ka fituar titullin dhe duhet të hapin faqen tjetër, por nganjëherë ndjejmë se jemi penalizuar”, u shpreh më tej Pique.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme