Pique i reagon në orën 3 të mëngjesit gazetarit, i cili e quajti qaraman në Twitter

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Gerard Pique i ka reaguar gazetarit spanjoll, Edu Aguirre, në orën tre të mëngjesit, pasi ky i fundit e kishte quajtur qaraman qendërmbrojtësin pas barazimit të Barcelonës kundër Sevillës në La Liga të premten.

Sevilla e ndali Barcelonën me barazim pa gola dhe nëse Real Madridi fiton të dielën ndaj Real Sociedadit, atëherë do ta kalojë klubin katalonas në krye të renditjes tabelore në La Liga.

Pique u ankua pas ndeshjes duke thënë se ishte një lojë shumë e vështirë për Barçën.

Aguirre, gazetar në emisionin e famshëm televiziv “El Chiringuito”, e akuzoi qendërmbrojtësin spanjoll se po ankohej tej mase.

“Duhet të qashë në shtëpi paraprakisht”, tha Aguire pas komenteve të Piques se ishte shumë e vështirë për Barçën të fitonte në Sevilla.

Ishte ora 2:21 e mëngjesit kur Aguirre e shkroi atë mesazh. Pique iu përgjigj pak pas orës 3:00 të mëngjesit.

“E ke tepruar”, ishte përgjigja e Piques. Kjo i nxiti njerëzit të reagojnë ndaj komenteve të tyre.

Dy orë më vonë, përgjigja e Piques u shpërnda 10 mijë herë dhe i mori 23 mijë pëlqime edhe pse u bë në një kohë kur të gjithë janë në gjumë.

Të ngjashme