Pique me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Gerard Pique ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për punën e palodhur që sa vite vetëm për të qëndruar në maje të futbollit evropian.

Mbrojtësi i Barcelonës e vlerëson edhe për faktin se siç ka thënë ai, në kohën kur më i miri i gjitha kohëve luante futboll, Lionel Messi – ai arriti të fitojë pesë Topa të Artë.

“Cristiano Ronaldo? Një person me një ambicie shumë të mëdha, një punëtor i palodhur. Një fitues, ai garon në çdo gjë dhe ka gjendje fizike brutale për të luajtur ende futboll. Vlera më e madhe e Cristiano është se edhe në një kohë kur Leo ka qenë më i miri, ai ka qenë në gjendje të fitojë pesë Topa të Artë. Është një arritje shumë e madhe, një punë e madhe për të konkurruar me Leo, i cili është më i miri që kam parë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme