Pique mungon në ndeshjen e parë ndaj Chelseat

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 09:05 | Nga

Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, do të qëndrojë jashtë fushave për afro një muaj.

Pique ishte shpëtimtar i Barcelonës në derbin katalanas përballë Espanyolit, duke realizuar golin e barazimit në ndeshjen e mbyllur 1:1.

Por mbrojtësi spanjoll ka pësuar një lëndim, pas ndërhyrjes së ashpër nga Gerard Moreno, në fund të takimit dhe pritet të mungojë për rreth katër javë.

Kësisoj, Pique do të humbë ndeshjen e parë ndaj Chelseat në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, por pritet të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit që luhet në muajin mars në Camp Nou.

31-vjeçari gjithashtu do të qëndrojë jashtë ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen ndaj Valencias këtë të enjte dhe në duelet e La Ligas përballë Getafes, Eibarit, Gironas dhe Las Palmas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme