Pique në dyshim për “El Clasico”

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mund të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit në La Liga.

Shërimi i Pique nuk po shkon aq shpejt sa ishte planifikuar në ditët e fundit dhe kjo ka alarmuar klubin katalunas, përcjell Gazeta Express.

Ai ende nuk ka qenë në gjendje të përfundojë një sesion të plotë me grupin.

Ndeshja “El Clasico” zhvillohet të shtunën dhe do të jetë përcaktuese për titullin kampion.

Prej ndeshjes gjysmëfinale në Copa Del Rey ndaj Sevillas, Gerard Pique nuk është paraqitur më për Barcelonën.

Të ngjashme