Pique: Nëse doni që Sevilla, Evertoni dhe Napoli të zhduken, bëjeni Superligën

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur me tone të ashpra kundër krijimit të një Superlige Evropiane për klubet e mëdha, duke thënë se ajo do t’i shkatërronte të gjitha klubet e tjera më të vogla.

Pique është bindshëm kundër Superligës Evropiane, një garë që shkaktoi tronditje të madhe në botën e futbollit kur u njoftua të dielën, para se të dështonte të jetësohej pak ditë më vonë.

10 prej 12 klubeve themeluese të Superligës janë tërhequr nga ky projekt, por jo edhe Barcelona e Piques dhe Real Madridi.

“Ky ligë nuk është pozitive për të ardhmen afatgjate të futbollit botëror. A e duam këtë? A duam që klube si Sevilla, Valencia, Evertoni, Leicester City dhe Napoli të zhduken? Sepse ato nuk do të vlenin asgjë më”, tha Pique kanalin televiziv Vamos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme