Pique nuk do t’ia zgjidhë problemet në mbrojtje Manchester Unitedit

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 14:52 | Nga

Gerard Pique nuk do të jetë përgjigja ndaj problemeve në qendër të mbrojtjes në Manchester United, pasi mbrojtësi i Barcelonës e ka mohuar çdo mundësi për t’u kthyer në Angli.
Jose Mourinho e ka kaluar shumicën e afatit kalimtar veror duke tentuar të sjellë përforcime në mbrojtje, transmeton Express.

Një fillim luhatës në sezonin e ri 2018/19, i cili është më i keqi në 26 vite, tregon më së miri pse Jose Mourinho ka kërkuar dëshpërimisht ta përforcojë mbrojtjen.

Pique do të ishte opsion i dëshmuar dhe me përvojë për mbrojtjen e “Djajve të kuq. Spanjolli i ka kaluar katër vite të karrierës së tij në “Old Trafford”. Megjithatë, 31-vjeçari fitues i Kupës së Botës me Spanjën nuk e ka ndërmend të kthehet në Premierligë.

I pyetur nga Daily Star nëse ka mundësi të kthehet, Pique është përgjigjur: “Nuk ma ha mendja. Jam shumë i lumtur këtu.”

“Këtu është shtëpia ime, me familjen dhe miqtë, dhe luaj për klubin e ëndrrave. Shpresoj se do të fitoj më shumë trofe këtu”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme