Pirlo pritet të largohet, ky do të jetë trajneri i ri i Juventusit

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit, pavarësisht nga pozicioni që Andrea Pirlo do të fitojë në fund të sezonit.

Mediumi italian, SportMediaset janë të sigurt për këtë, sipas së cilës trajneri nga Brescia do të përshëndesë Bianconerët edhe në rastin e kualifikimit në Champions League, ndërsa Allegri është përqendruar për muaj me radhë në këtë projekt për ta rikthyer Zonjën e Vjetër në lavditë e saj.

Juventus po rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe ky është një shqetësim i madh për klubin italian.

Mediumi i madh italian raporton se Juve ka marrë vendimin dhe Allegri pritet të kthehet tek Juventusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme