Pirlo zhgënjen tifozët e Milanit

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 17:48 | Nga

Mesfushori italian, Andrea Pirlo insiston se Milan nuk do të luftojë për Scudetto këtë sezon, për shkak se është shumë herët për ta.

Ai tha se Milan ka bërë shumë transferime dhe atyre u duhet kohë që të luajnë së bashku. Qëllimi kryesor i tyre duhet të jetë rikthimi në Ligën e Kampionëve.

“A do të luftojë Milani për Scudetto? Nuk e besoj”, tha shkurt Pirlo për La Republica.

“Kur ju filloni nga zero dhe transferimi 10 lojtarë, është e vështirë ët fitoni që në fillim. Ata duhet të luajnë së bashku dhe qëllimi i tyre i vërtetë është kthimi në Ligën e Kampionëve”.

Sipas Pirloj Juventus është skuadra favorite për titull për shkak të transferimeve të mëdha që kanë bërë, pastaj vijnë Roma dhe Napoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme