Pjanic drejt rikthimit në Francë, fillon bisedimet me PSG-në

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Miralem Pjanic do të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim në Camp Nou.

Mesfushori boshnjak u bashkua me shumë bujë me katalunasit, por që nuk ka arritur të bind trajnerin Ronald Koeman për të qenë një titullar.

31-vjeçari ka qëndruar në shumicën e ndeshjeve në bankën rezervë, derisa nuk ka arritur të shënoj asnjë gol.

Në 30 ndeshje të zhvilluara me Barcelonën, Pjanic përveç që nuk shënoi asnjë gol, nuk ka bërë as asistime.

E ardhmja e tij duket larg Camp Nou, pasi Barcelona e ka nxjerr në shitje dhe po pret ofertën e duhur.

PSG ka nisur bisedimet me agjentët e lojtarit, që ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Ligue 1.

Barcelona synon që nga shitja e Pjanic të fitojë rreth 30 milionë euro, pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2024 me katalunasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme