Pjaniç: Juventusi përfaqëson perfeksionin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Boshnjaku Miralem Pjanic pretendon se skuadra e tij, Juventusit, është e përsosur dhe ka zbuluar se ai mund të ishte transferuar në Allianz Stadium qysh në vitin 2014, dy  vjet para transferimit të tij eventual.

Ish-mesfushori i Romës u bë pjesë e skuadrës bardhezi në korrik të vitit 2016 për 32 milionë euro, pasi e kishte fituar epitetin e njërit ndër mesfushorët më të mirë në Serie A.

Por, 30-vjeçari, i cili i kaloi pesë sezone me Romës pas transferimit të tij nga Lyoni, ka bërë të ditur se ai kishte vendosur ta shtyjë transferimin e tij te “Zonja e Vjetër” shkaku i konkurrencës së madhe.

“Unë mund të isha transferuar në Juventus dy vjet më parë. Por, unë e dija se do të isha në mesin e më të mirëve në atë kohë. Në skuadër këtu ishin Andrea Pirlo, Paul Pogba, Arturo Vidal dhe lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Pjanic.

“Ata punonin në mënyrë të mrekullueshme. Do të kishte qenë e komplikuar për mua të kisha shkuar menjëherë në atë moment. Ishte më mirë që qëndrova në Romë me Rudi Garcian”.

“Ne ishim një skuadër e mirë, por jo si Juventusi. Ata e kishin një ambient të mrekullueshëm. Pastaj unë i thashë më vonë vetes se kishte ardhur koha për të hyrë në botën e Juventusit”.

“Kur hyn në zhveshtore dhe i sheh emrat e legjendave, mund ta kuptosh se klubi ka një histori të mrekullueshme. E gjen ADN-në e fitoreve në gjithçka. Ky klub përfaqëson perfeksionin, fiton sepse punon më shumë se tjerët”.

Të ngjashme