Pjanic ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Miralem Pjanic kanë arritur një marrëveshje personale.

Mesfushori boshnjak është ndjekur nga Barcelona prej kohësh, por duket se vetëm në vitin 2020 ëndrra e tij do të bëhet realitet për të luajtur me katalunasit.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Pjanic me agjentin e tij kanë arritur tanimë marrëveshjen personale me kampionët në fuqi të Spanjës.

Ylli boshnjak është pajtuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare, ku do të ketë pagë vjetore rreth shtatë milionë euro në sezon.

Por katalunasit ende nuk e kanë kryer punën me Juventusin për transferimin e boshnjakut në Camp Nou.

Fillimisht ishte paraparë shkëmbimi me brazilianin Arthur Melo, por mesfushori i Barcelonës ka refuzuar largimin nga kampionët në fuqi të Spanjës.

Tani pritet një tjetër shkëmbim, pasi Barcelona duhet të ofrojë dy futbollistë për të arritur te Pjanic.

Gjithnjë sipas kësaj gazete italiane, Juventus është duke kërkuar mbrojtësin portugez Nelson Semedo dhe njërin nga mesfushorët Ivan Rakitic ose Arturo Vidal për të lejuar Barcelonën të marrë shërbimet e Pjanic.

Të ngjashme