Pjanic përleshet me Sarrin në stërvitjen e Juventusit

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Miralem Pjanic nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen me Bolognan të hënën, për shkak të një zënke në stërvitje me trajnerin Maurizio Sarri.

Sipas gazetës italiane La Stampa,  mesfushori boshnjak dhe trajneri italian u përleshën midis fushës gjatë stërvitjes.

Sarri kishte bërë plan ta linte Pjanicin jashtë lojës edhe për ndeshjen finale kundër Napolit në Kupën e Italisë duke e favorizuar Rodrigo Bentancur, por lëndimi i Sami Khediras ia prishi planin atij.

Gjendja është përkeqësuar tani dhe Pjanic, të cilin Juventusi ka shprehur gatishmëri ta dërgojë në Barcelonë në shkëmbim të Athur Melos, pritet të mos ftohet fare për ndeshjen ndaj Bolognas nesër.

Sarri është nën presion të madh për t’ia fituar Juventusit titullin në Serie A e sidomos Ligën e Kampionëve, pasi i ka humbur të dy finalet e fundit, në kupë dhe në superkupë.

Të ngjashme