Pjanicit i ulet rroga për 60 për qind

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori boshnjak i Barcelonës do ta kalojë sezonin e ri në formë huazimi tek Besiktasi

Miralem Pjanic këtë sezon do të marrë rrogë dukshëm më të ulët në krahasim me vitet e kaluara.

Në fakt, mesfushorit boshnjak do t’i zvogëlohet rroga për 60 për qind në këtë edicion.

Kjo do të ndodhë pas huazimit të tij në Besiktas.

Gjithashtu, mediumi “RAC” raporton se rroga e tij do të ulet edhe në dy sezonet e fundit në Camp Nou, nëse qëndron aty, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Romës iu bashkua Barcelonës vitin e kaluar nga Juventusi.

Mirëpo, ai nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe në fund u largua në drejtim të Turqisë.

Besiktasi e ka mundësinë e blerjes së kartonit të tij pas një viti. 

Të ngjashme