Pjaniq refuzon Cityn e Paris Saint-Germainin

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjaniq, i ka refuzuar ofertat e Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit, pasi është i vendosur të transferohet te Barcelona, shkruan “Marca”.

Barcelona është e interesuar në transferimin e Pjaniqit, por bisedimet me Juventusin kanë stagnuar.

Manchester City e Paris Saint-Germaini kanë bërë ofertat, por Pjaniq është i vendosur të transferohet te Barcelona.

Pjaniq 30-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2023. Në 32 ndeshjet në të gjitha garat ai i ka realizuar tre gola dhe i ka asistuar katër tjerë.

Të ngjashme