Pjesa e parë, Angli 0-0 Gjermani: Anglezët kishin më shumë nga loja

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Anglia dhe Gjermania kanë luajtur baras pas 45 minutash (0-0), në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales.

Angelzët ishin pak më të mirë në këtë pjesën duke rrezikuar portën e gjermanëve në dy raste.

Fillimisht gjuajti me kokë dy herë mbrojtësi Harry Maguire, por në të dyja rastet goditja ishte e plogështe.

Rreziku më i madh për gjermanët ishte Raheem Sterling, që gjuajti bukur nga 20 metra, ndërsa Manuel Neuer me shumë mund largoi topin.

Në minutën e 34-të ishte Timo Werner, që kishte rastin më të mirë, ku i vetëm me portierin Jordan Pickford, nuk shënoi.

Edhe Harry Kane kishte rast të mirë në kohën shtesë, por në tentim për të kaluar portierin, u ndal nga Mats Hummels.

Të ngjashme