Pjesa e parë, Gjeorgji 0-1 Kosovë: Shkojmë në pushim me epërsi

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Gjeorgjisë në ‘Batumi Arena’, me rezultat 1-0.

Një ndeshje shumë e mirë nga djelmoshat tanë që në start, që e nisën me sulm dhe presing të lartë.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 19-të, pas një aksioni të zgjatur.

Një harkim në zonë i Valon Berishës gjen Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0.

Pas goli skuadra u kthye paksa prapa, por që gjeorgjianët nuk ishin edhe aq të rrezikshëm.

Giorgi Tsitaishvili dhe Jaba Jigauri kishin raste, por që nuk arritën të shënonin.

Posedimi i topit, por edhe presioni në fundin e ndeshjes ishin nga ana e Gjeorgjisë. /Telegrafi

Të ngjashme