Pjesa e parë, Kosovë 0-1 Jordani

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Jordanisë, me epërsinë e mysafirëve 1-0.

Kosova në drejtimin e Primoz Gliha ka insistuar në pjesën e parë, por edhe përkundër rasteve nuk e ka gjetur golin.

Në anën tjetër Jordania në daljen e parë arritën të shënon gol, kur në minutën e 18-të, një goditje e Baha Faisal u devijua nga mbrojtja jonë për ta paraboluar portierin Aro Muric (0-1).

Pas tij në minutën e 25-të, Amir Rrahmani gjuajti me kokë, por jashtë.

Rasti më i mirë për Kosovës ishte në minutën e 26-të, kur goditja e Vedat Muriqit u prit nga portieri.

Minutat e fundit të pjesës së parë u mbyllën pa ndonjë rrezik të madh. /Telegrafi

Të ngjashme