Planet e mëdha të FIFA-s për turnetë e futbollit

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 12:38 | Nga

FIFA planifikon të mbajë një mbledhje të veçantë muajin e ardhshëm, në të cilën do të jepet aprovimi për dy turne luksozë.

FIFA ka thënë se ka pasur konsultime premtuese në javët e fundit me konfederatat rajonale të futbollit, federatat nacionale të futbollit dhe me klube lidere për krijimin e një botërori të ri të klubeve dhe themelimin e një lige të kombeve, siç e ka krijuar së fundi UEFA, shkruan Koha Ditore.

Turneu parashikohej se do të mblidhte 25 miliardë dollarë në të hyra.

Takimi i jashtëzakonshëm ku mund të merren vendime për këto gara pritet të mbahet në Zurich rreth mesit të muajit maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme