Plani i Klopp për t’a ndalur Ronaldon

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 14:12 | Nga

Jurgen Klopp ka dhënë një intervistë për El Golazo de Gol para finales së nesërme. Tekniku Gjerman diskutoi për shumë tema dhe njëra ndër to ishte edhe mënyra se si t’a ndalin Cristiano Ronaldon.

”Real Madridi ka 11 lojtarë të klasit botëror. Cristiano mund të shënoj vetëm nëse ka topin, kështu që ne do të përpiqemi t’a parandalojmë këtë duke mos i lënë të ketë topin në këmbët e tij. Po përballemi kundër ekipit më me përvojë në Champions League.”, ishin fjalët e Klopp.

Ndërsa sa i përket përvojës së tyre ai shtoi: ‘‘Përvoja është e rëndësishme por nuk është e vetmja gjë e rëndësishme.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme