Platini mbetet në arrest me dyshimin se favorizoi Katarin

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Michel Platini, ish-kreu i UEFA-s, është arrestuar të martën dhe është marrë në pyetje nga policia franceze në lidhje me përzgjedhjen e Katarit si organizator të Kampionatit Botëror të vitit 2022.

Pas arrestimit ka reaguar avokati i Platinit, William Bourdon, që ka insistuar se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm. Zyra e prokurorisë financiare franceze, e specializuar në hetimin e krimeve ekonomike dhe të korrupsionit, po udhëheq hetimin për dhënien e botërorit 2022 Katarit. Ky hetim është në proces e sipër prej vitit 2016 dhe për këtë po akuzohet edhe Platini. Në këto akuza përfshihen korrupsioni privat, komploti dhe ndikimi për mashtrim. UEFA nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim në lidhje me këtë, derisa në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Komiteti Organizativ i Katarit.

Vendimi për t’ia dhënë organizimin Katarit, në dhjetor të vitit 2010 pati befasuar shumëkënd, duke pasur parasysh mungesën e audiencës nëpër ndeshjet e kampionatit lokal, pastaj motin e nxehtë dhe performancën e dobët të ekipit kombëtar të këtij vendi. Katari do të jetë shteti i parë arab që do të bëjë organizimin e këtij turneu të madh të futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme