Platini zbulon “hilet” që bëri në Kupën e Botës

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:52 | Nga

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka lënë të kuptohet se “një mashtrim i vogël” mund të ketë qenë përdorur për të siguruar që finalja e Kupës së Botës 1998 të jetë në mes të Francës dhe Brazilit.

Vendasit triumfuan në këtë garë duke mposhtur Brazilin që ishte kampion në fuqi me rezultat 3-0.

Franca ishte nikoqir i atij kampionati dhe Platini ishte bashkë-president i komitetit organizativ, shkruan indeksonline.

Dhe tashmë francezi ka zbuluar “hilen” që u bë në shortin e grupeve që Franca dhe Brazili të mos takohen deri në finale.

“Franca-Brazili në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”, tha Platini për radio stacionin France Bleu Sport, siç raportohet nga Guardian .

“Kishte një mashtrim të vogël”, shtoi ai, duke qeshur.

“Ne nuk kaluam gjashtë vjet organizimin e Kupës Botërore për të mos bërë disa hile pak. A mendoni se nuk ka tjera raste në Kupës së Botës? ”

Platini aktualisht po shërben një ndalim katër vjeçar nga përfshirja në futboll – fillimisht një pezullim tetë-vjeçar – pasi u shpall fajtor për marrjen e një “pagese të padrejte” nga presidenti i atëhershëm i Fifa, Sepp Blatter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme