Plea: Do të paguaja 100 milionë euro për Balotellin

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:06 | Nga

Bashkëlojtari i Mario Balotellit te Nice, Asassane Plea, ka deklaruar se ai do të paguante 100 milionë euro për të transferuar sulmuesin italian.

Balotelli u anashkalua edhe njëherë nga Italia për miqësoret e tyre në muajin e kaluar, pavarësisht shënimit të  22 golave për Nice këtë sezon.

Shoku i tij te Nice, Plea, e bëri të qartë se sa ai vlerësoi partnerin e tij të sulmit te skuadra franceze.

“Ai është një sulmues shumë i efektshëm, trajnimi me të është super dhe gjithmonë mësoj gjëra të reja prej tij”, ka thënë fillimisht Plea për Marca.

“Mario më flet shumë dhe për këtë unë i kam shumë borxh”.“Unë gjithashtu do të paguaja 100 milionë euro për të. Ai shënon shumë, të paktën 20 gola në sezon”.

“Duke pasur parasysh çmimet në futbollin e sotëm, unë do të paguaj 100 milionë euro për të”, përfundoi sulmuesi i Nice.

Ndryshe, Plea dhe Balotelli gëzojnë një partneritet të mirë në Nice dhe janë njëra nga dyshet më të rrezikshme në Ligue 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme