Plisat arrijnë në Drenas, vendosen në tribunën e improvizuar nga vendasit

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Plisat kanë arritur në Drenas për ta përkrahur klubin e tyre Prishtinën.

Feronikeli dhe Prishtina janë përballë njëra tjetrës në ndeshjen vendimtare të sezonit për titullin e kampionit.

Stadiumi i qytetit në Drenas është në fazën e rindërtimit dhe nuk ka tribunë për mysafirët.

Kësisoj klubi vendas është detyruar që ta improvizoj një tribunë për Plisat nga Prishtina.

Mbi 200 tifozë prishtinas kanë udhëtuar drejt Drenasit në përkrahje të klubit të tyre.

Feronikeli – Prishtina fillon nga ora 16:00.

Të ngjashme