Plisat do të jenë në Elbasan për ta përkrahur Shqipërinë nesër

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Tifo grupi i Prishtinës “Plisat” do të jenë në “Elbasan Arena” nesër për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen ndaj Hungarisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionat Botëror.

Përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar për këtë dhe orën e nisjes.

“Plisa, nisja për Elbasan bëhet nesër të dielën 05.09.2021 në ora 09:30 nga Parkingu prapa Stadiumit”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë se nesër gjithashtu edhe Kosova përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse në stadium lejohen vetëm “Dardanët”.

Të ngjashme