Plisat i kërkojnë falje klubit, kërkojnë zgjidhje

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 15:36 | Nga

Tifozët prishtinas, Plisat, janë tërhequr nga ‘rebelimi’ i tyre, duke kërkuar falje ndaj drejtuesve të Sigal Prishtinës.

Ata kërkonin largimin e kryesisë, e rrjedhimisht edhe të transferuarit të padëshiruar prej tyre, Drilon Hajrizi.

Madje, flitej se edhe sonte mund të krijonin probleme në stërvitjen e skuadrës.

Por, duket se palët janë marrë vesh dhe se gjithçka i është kthyer normalitetit në klubin bardh e kaltër.

Kjo është komunikata e tifozëve prishtinas:

“Duam ta sqarojme opinionin publik se situata e krijuar ne KB Prishtina ka deviju prej asaj normale si rezultat i frustrimit tone ndaj Drilon Hajrizit.

Ne në menyren me njerezore kerkojme falje qe per shkak te ketij frustrimi ne afekt e kemi drejtu mllefin tone ndaj personave zyrtare te klubit, per te cilet nuk kemi verejtje per sa i takon punes dhe sukseseve.

Plisat jane ne perkrahje te klubit si gjithmone. Edhe ne kete situate duam te bejme zgjidhje te pranushme per te gjitha palet ne bashkpunim te ngushte me Kryesin e klubit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme