Plisat organizojnë peticion: Lahuta është shqiptare

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Grupi i tifozëve “Plisat” kanë organizuar një peticion të shkruar në gjuhën angleze për t’i dëshmuar UNESCO-s se lahuta nuk është instrument i serbëve, por i shqiptarëve.

Tifozët e Prishtinës kanë bërë të ditur se nevojiten 100 mijë nënshkrime në mënyrë që ky peticion të merret seriozisht, njofton Klan Kosova.

Sipas Plisave, deri tani peticioni ka arritur gati nëntë mijë nënshkrime.

Më poshtë mund ta gjeni statusin e plotë të Plisave në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme