Po kthehet futbolli, po kthehet Bundesliga

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Bundesliga është shumë afër rikthimit. Federata Gjermane ka takuar drejtuesit shtetërorë dhe ka një pajtim që Bundesliga të nis me 9 maj.

Ministri gjerman Markus Soder konfirmoi se ata kanë një pajtim me Federatën që liga të nis me datë 9 maj.

Vendimi pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave. Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura dhe para fillimit të ndeshjeve do të bëhet një kontroll i të gjitha skuadrave dhe të gjithë futbollistëve.

Ndeshjet pritet të luhen në termine të reja, në afate të shpeshta. Sipas këtij plani, Bundesliga duhet të përfundojë me datë 31 qershor.

Të ngjashme