Po përgatitet terreni për rikthimin e Guardiolës

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 08:33 | Nga

Pep Guardiola ka sërish derën e hapur te Barcelona dhe një skenar nuk duket shumë i largët ne lidhje me një rikthim historik në këtë ekip, pare edhe oshilacionet e shumta të skuadrës së spanjollit, Manchester Cityt.

Sipas “Sky Sports”, vizita e katalanasve në Angli për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ka sjellë edhe kontaktin e radhës së klubit me trajnerin i cili ka fituar gjithçka në “Camp Nou” dhe nje sinjal te pare per nje hapje biosedimesh.

Pas përfundimit të takimit, në një bisedë shumë miqësore mes palëve, raportohet se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i ka propozuar Guardiolës që të marrë në konsideratë idenë e kthimit përsëri “në shtëpi’.

“Pse jo? Nuk i dihet asnjëherë. Jeta është shumë e gjatë dhe jam i sigurtë se Pep ka Barcelonën në zemër. Tani ai është te City dhe ka edhe tre vjet kontratë me këtë klub, i urojmë suksese me përjashtim të rasteve kur luan me Barcelonën”, tha Bartomeu duke mos mohuar mundësinë e kthimit të spanjollit.

Nuk dihet ende çfarë përgjigje ka kthyer Guardiola pas kësaj ftese, por nëse aventura e tij në Angli nuk shkon siç kishte shpresuar, nuk është çudi që ai të kthehet përsëri në “Camp Nou”.

Të ngjashme