Pochettino i hap derën Real Madridit

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 16:22 | Nga

Mauricio Pochettino ka thënë se “kur të thërret Real Madridi, ju duhet ta dëgjoni” pasi kampioni evropian e ka identifikuar atë si menaxherin e mundshëm për zëvendësimin e Zinedine Zidanet.

Pochettino një javë më parë nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Tottenhamin, por gazeta spanjolle “El Confidencial” ka cituar një deklaratë të tij kur ka thënë se “Kur të thërret Real Madridi, duhet ta dëgjosh. Edhe pse në këtë rast nuk varet nga unë. Kam nënshkruar kontratë afatgjate me Tottenhamin dhe jam i lumtur këtu”.

“Jam i lumtur te Tottenhami sepse më lejojnë të punojnë dhe jemi rritur së bashku. Tani dua të përqendrohem në sezonin e ri dhe gjërat tjera t’i mbaj larg. Do të ketë shumë raportime, por nuk kam marrë lajme nga Real Madridi”, ka shtuar ai.

“Jam duke punuar te Tottenhami dhe jam i obliguar të përqendrohem në këtë punë. Nuk dua dhe nuk mund të komentoj largimin e Zidanet, por ajo çfarë ka arritur është e madhe: askush nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve tre herë me radhë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme