Pochettino i hapur për drejtimin e Realit

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ia ka hapur derën transferimit në Real Madrid.

Trajneri Pochettino ishte kandidat për të fituar çmimin trajneri më i mirë i zgjedhur nga FIFA, të cilin e fitoi trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

I pyetur se nëse do të jetë në krye të Realit, ai tha se mund të ndodhë.

“Ndoshta në ndonjë vit”, u shpreh Pochettino.

Gjërat në Real kanë filluar të përmirësohen pasi fitorja ndaj Sevilës i ka dhënë një mundësi të dytë Zinedine Zidanet.

Për Pochettinon, klubi nga Madridi kishte shprehur interesim edhe vitin e kaluar, por që u pamundësua pas rikthimit të Zinedine Zidanes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme