Pochettino: Mbappe është i qetë dhe PSG-ja e di çfarë të bëjë

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino është pyetur përsëri për të ardhmen e Kylian Mbappes në Paris Saint-Germain dhe trajneri i ka qetësuar tifozët, duke insistuar që lojtari është i relaksuar dhe ndihet mirë në ekipin e tij

PSG do të luajë kundër Brest si mysafirë të premten mbrëma dhe kjo ndeshje është fokusi primar i Pochettinos për momentin.ADVERTISING

“E shoh që ai (Mbappe) është i motivuar, punon shumë dhe ka pasur një sezon tepër të madh këtë sezon”, tha Pochettino gjatë konferencës për shtyp të enjten.

“Ai është lojtari i jonë dhe nuk shoh arsye që mos të jetë me ne këtë sezon. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij, madje edhe nëse ai nuk e rinovon atë , ai ka demonstruar se është i lumtur me ne”.

“Ai është i qetë dhe klubi e di çfarë të bëjë. Ne e dimë që ai është lojtar i jonë dhe ai po stërvitet për ndeshjen e së nesërme me ne”.

Pochettino ka folur mandej edhe për spekulimet që kanë të bëjnë me ardhjen e Paul Pogbas, por ai ka qëndruar i paanshëm.

“Derisa tregu i transferove është hapur, gjithmonë do të këtë shumë thashetheme”, tha ai. “Një klub si PSG do të jetë i hapur për të gjithë, pra të hapur për ta përmirësuar skuadrën tonë”. 

Të ngjashme